Postuar: Korrik 6, 2023 | 19:30
FOTO+VIDEO/ Situata në stadiumin Tomori, bari “pushton” shkallët e tribunës përballë
Ekipi i Tomorit është pjesë e Kategorisë së Parë dhe në prag të nisjes së sezonit të ri, duket se stadiumi iu është katandisur.
Në pamjet e siguruara nga “Panorama Sport” vihet re katandisja e shkallëve të tribunës përballë. Kudo ka mbirë bari madje janë dëmtuar edhe disa stola.
Edhe pse fusha duket në gjendje të mirë smund të themi të njëjtën gjë për vendin ku ulen tifozët për të ndjekur ndeshjet nga afër.
Rikujtojmë që sezonin që lamë pas beratasit e mbyllën në vendin 4-të me 43 pikë.
EDI SPAHIU-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"