Franca la në stadium futbollistin pas ndeshjes ndaj Polonisë, mbrojtësi kthehet me… furgon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2024 | 22:00

Franca la në stadium futbollistin pas ndeshjes ndaj Polonisë, mbrojtësi kthehet me… furgon

Një moment epik u regjistrua ditën e djeshme, teksa u luajt dueli mes Francës dhe Polonisë, teksa “Gjelat” harruan një nga lojtarët e tyre në stadiumin e Dortmundit pas ndeshjes së fundit në fazën e grupeve të Euro 2024. Bëhet fjalë për mbrojtësin Saliba. 

deshamps franca

Sipas L’Equipe, autobusi i skuadrës franceze e la Dortmundin pa mbrojtësin e Arsenalit, pasi testi i tij antidoping pas ndeshjes u realizua me vonesë. 

Saliba u caktua rastësisht për kontrollin antidoping pas lojës. Kuptohet se testi anti-doping i Salibas zgjati shumë më tepër se sa pritej, që do të thotë se ai nuk ishte gati të largohej nga stadiumi deri rreth orës 22:30. 

Mbrojtësi 23-vjeçar u largua nga stadiumi me një furgon i shoqëruar nga anëtarë të stafit të skuadrës që prisnin me të. 

Baza e Francës për turneun në Gjermani është në qytetin e Paderborn, rreth 100 kilometra në lindje të Dortmundit. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"