Franca luajti gjithë kohës në sulm kundër Belgjikës, UEFA “injoron” Mbapenë dhe shokët duke zgjedhur lojtarin e ndeshjes një mbrojtës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2024 | 20:21

Franca luajti gjithë kohës në sulm kundër Belgjikës, UEFA “injoron” Mbapenë dhe shokët duke zgjedhur lojtarin e ndeshjes një mbrojtës

Franca arriti të kualifikohej në raundin çerekfinal të Kampionatit Europian, falë fitores minimale me shifrat 1-0 që arriti kundër Belgjikës.

Capture

Edhe pse francezët krijuan shumë volum loje dhe provuan shumë goditje drejtë portës, “UEFA” ka përzgjedhur si lojtarin e ndeshjes një mbrojtës.

Bëhet fjalë për Kunde, i cili bëri një paraqitje fantastike në krahun e djathtë. Edhe pse ai luan si mbrojtës, sot ka dhënë kontributin e tij në sulm, duke ndihmuar ekipin e tij nëpërmjet krosimeve dhe inkursioneve në zonë që të triumfojë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"