“Frikë duhet pasur nga vrasësit, jo nga Siti”, Bastoni: Ndihem më shumë se kurrë “inzagian”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2023 | 23:57

“Frikë duhet pasur nga vrasësit, jo nga Siti”, Bastoni: Ndihem më shumë se kurrë “inzagian”

Alesandro Bastoni ka komentuar nëpërmjet batutave përballjen e së shtunës me Sitin, duke pohuar edhe një herë me zë të lartë atë që duket se është motoja e ditës tek Interi: pa frikë.

alessandro-bastoni-inter_1p87fr1cdzzp918scu3jyx3wqk

Koeficienti i lartë i vështirësisë, por Interi është specialitet i këtyre ndeshjeve. Është një finale e Champions League, e dimë që nuk është e lehtë, por jemi energjikë dhe të vendosur. E dimë vlerën e Sitit, po e analizojmë dhe do të marrim masat e duhura.

Çfarë ju mësoi humbja ndaj Seviljës në finalen e Europa League?

Ne lojtarët jemi të gjithë të ndryshëm, për shembull unë isha 20 vjeç. Të gjithë kemi më shumë përvojë tani dhe kjo bën ndryshimin në Europë. Ne ishim fëmijë, tani jemi burra, që e dinë se çfarë duan dhe do ta dëshmojmë në Stamboll.

A jeni një lojtar “guardiolan”?

Për sa u përket karakteristikave, unë pasqyroj lojën e Guardiolës, por tani ndihem më shumë se kurrë “inzagian”. Jam i lumtur që jam tek Interi, askush nuk besoi te ne, nuk më intereson t’i dëshmoj askujt asgjë përveç bashkëlojtarëve dhe trajnerit.

Kush ju tremb më shumë nga rivalët?

Nga vrasësit njeriu ka frikë, jo nga lojtarët. Të flasësh për frikën është e gabuar, duhet guxim.

Gjeni një si Halandi përballë.

Haland është shumë i fortë, por ata kanë lojtarë shumë të fortë. Ai tha se shkoi atje për të fituar Champions-in, tani do të shohim se si ta ndalojmë. Pashë një video të tij në gjysmëfinale kundër Realit, i cili arriti ta ndalojë mirë.

Nuk është Halandi kundër Interit, por Interi kundër Sitit.

Ata janë favoritë, a do të kenë më shumë presion?

Normalisht ata janë favoritë, ata tashmë kanë luajtur një finale dhe dy gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve. Nuk ka tension dhe frikë, por lumturi. Mezi pres të futem në fushë.

Keni menduar ndonjëherë të ndërroni ngjyrat e fanellës?

Nuk ka pasur asnjëherë gjë konkrete me Sitin. Unë jam i lumtur që e luaj këtë finale me fanellën zikaltër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"