Frikë nga provokim me dron ndaj Crvena Zvezdës, Tirana vë në dijeni Policinë e Shtetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2020 | 14:36

Frikë nga provokim me dron ndaj Crvena Zvezdës, Tirana vë në dijeni Policinë e Shtetit

Tirana ka njoftuar Policinë e Shtetit duke iu frikësuar ndonjë ndodhie të papritur gjatë sfidës së nesërme me Crvena Zvezdën, e cila luhet në kuadër të raundit të dytë të Ligës së kampioneve.
5814338-3x2-940x627
Klubi bardheblu ka marrë informacione se disa persona mund të shpalosin një mesazh politik me dron kundër Serbisë gjatë sfidës së nesërme. Një akt i tillë do të penalizonte klubin bardheblu përderisa UEFA ndalon kategorikisht shpërndarjen e mesazheve të urrejtjes me natyrë politike apo raciste.

Nisur nga këto të dhëna, 25-herë kampionët e Shqipërisë i kanë bërë thirrje Policisë së Shtetit të marrë masat e nevojshme për parandalimin e çdo të papriture.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"