FSHF anuloi ndeshjen për kërcënime me jetë të gjyqtarëve, ja kush do drejtonte takimin e sotëm
Futbolli shqiptar është përfshirë në një skandal të rëndë, pasi FSHF ka bërë publike faktin se gjyqtarët nuk duan të drejtojnë më ndeshjet e klubit të Kastriotit pasi kanë marrë kërcënime me jetë.
Një vendim i rëndë i “xhaketave të zeza”, ashtu si edhe komunikata e FSHF-së, që ka shpjeguar se një natë më parë gjyqtarët e Kastriotit-Bylis, kishin marrë gjithashtu kërcënime. Ndaj ishte vendosur anulimi i ndeshjes në fjalë deri në një vendim të mëvonshëm.
“Panorama Sport” mëson se gjyqtari i cili ishte caktuar sot që të gjykonte këtë finale të mirëfilltë për mbijetesën mes dy skuadrave që mbajnë vendet e fundit në renditje, ishte një ndërkombëtar. Duke pasur parasysh rëndësinë e ndeshjes, FSHF kishte caktuar Juxhin Xhajën si kryesor për të mbajtur drejtësi në këtë duel.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"