Fundi i ankthit, Tirana tani shpreson për golat. Kthehet në fushë Majkëll Ngo
Majkëll Ngo kthehet të luajë futboll. Pas dëmtimit në gju 28 marsin e shkuar dhe operacionit në gju në maj, anglezi dje u aktivizua disa minuta në fushën e lojës, duke i dhënë fund një mungese 6-mujore në fushë. Ngo, për ato minuta që ishte në fushë luajti mirë, madje mund edhe të kishte shënuar nëse Blazhevski nuk do të ishte treguar egoist. Gjithsesi, lajmi i mirë është rikthimi i sulmuesit në organikën e Tiranës.
Nëse një lajm i mirë vjen, një i keq merret vesh. Edon Hasani ka lënë dje fushën e lojës i dëmtuar. Shpresohet që shkodrani që mos ketë ndonjë gjë serioze dhe mund të kthehet menjëherë në stërvitje, ndonëse vetëm sot do të shihet shkalla e dëmtimit të tij, nëse do jetë gati për Luftëtarin.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"![](https://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)