“Fundi i një cikli të bukur”, Duka në lot pas kualifikimit në Europian: E vështirë, por unë besoj te kjo skuadër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2023 | 20:13

“Fundi i një cikli të bukur”, Duka në lot pas kualifikimit në Europian: E vështirë, por unë besoj te kjo skuadër

Shqipëria arriti kualifikimin për të dytën herë në histori në finalet e një Europiani pas barazimit të marrë në Kishiniev me Moldavinë. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili nuk i mbajti dot as lotët, u shpreh tepër i lumtur për këtë arritje historike dhe se gjithashtu ka besim se kjo skuadër do ja dali dhe në Gjermani të bëjë më të mirën.

bandicam 2023-11-17 20-07-32-621

“Ishte fundi i një cikli shumë të bukur. Çunat kanë dhënë maksimumin. Dua t’i falënderoj shumë çunat që ishin në fushë dhe Silvinjon e stafin.

Të gjithë po festojnë, dikush me të qarë, dikush me të qeshur. Nuk ka më mirë se kaq. Dua t’i falënderoj të gjithë. Të gjithëve atyre që kanë mbështetur.

Është e vështirë. Do përpiqemi të bëjmë më të mirën dhe unë kam besim te kjo skuadër”, u shpreh Duka për “Super Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"