Fuqi dhe shpejtësi, Mbape vjen tek Real Madrid me 283 gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2024 | 12:30

Fuqi dhe shpejtësi, Mbape vjen tek Real Madrid me 283 gola

Kilië Mbape është zyrtarisht një lojtar i Realit të Madridit. Të gjithë, atë përfshirë do ta kujtojnë jo pak 16 korrikun 2024, datën kur ai firmosi kontratën 5 vjeçare me Realin e Madridit. Gazeta spanjolle “AS” i ka kushtuar një analiza të veçantë sulmuesit më të ri të “Los blancos”.17211301310329Gazeta spanjolle është e qartë se Reali ka fituar më shumë se një lojtar. Reali ka fituar një makinë force dhe goli. Forca, shpejtësia, shkathtësia dhe goli janë disa nga tiparet dalluese të Kilië Mbape. Ekuacioni që menaxhon Kilië Mbape është ai i një personi të talentuar me një fizik të pazakontë. Një konstrukt që e ka lejuar të spikasë në futbollin elitar francez dhe atë botëror që kur ishte 18 vjeç, kur filloi të hidhte hapat e parë drejt majës në radhët e Monakos. Një lojtar që ngjan me serialin e animuar “Breshkat Ninxha”, pseudonimi i dashur me të cilin ai njihej në dhomat e zhveshjes së PSG-së dhe tashmë ylli i ri global i Realit të Madridit. Një evolucion në trupin e Mbapesë që nuk kaloi pa u vënë re në botën e futbollit. “Ka një punë të madhe fizike pas Kiliësë”, tha një tjetër ish-lojtar i PSG-së, Pauleta, në vitin 2021.

“Ai e kuptonte shumë mirë se për të bërë ndryshimin me lojtarët e tjerë, ai duhej të zhvillonte muskujt e tij”. Një kapërcim sasior dhe cilësor që filloi të merrte formë gjatë vitit të tij të parë në “Parc des Princes”. Në tranzicionin nga 18 në 19 vjeç, u modelua në Paris fëmija i mrekullueshëm. Në vitin e parë të tij në Paris, ai fitoi dhe disa centimetra për të arritur në 178 cm që është aktualisht gjatësia e tij. Por bashkë me centimetrat ai nisi të fitonte edhe muskuj. Trajtimet talasoterapeutike dhe kriterapeutime ishin të domosdoshme për një muskulaturë të mirëformuar deri në moshë 21 vjeç së paku. Është ky momenti i ndryshimit të madh, ku përfundon dhe rritja natyrale e yllit francez. Ndërkohë midis këtyre zhvillimeve, Mbape ishte bërë figurë madhore e Francës në Botërorin 2018 në Rusi, ku “gjelat” arritën të shpalleshin kampionë bote për herë të dytë në historinë e tyre.

GOLAT – Mbape është një gjahtar në zonën e rreptësisë, i aftë të finalizojë nga çdo kënd dhe me pjesë të ndryshme të trupit. Në karrierën e tij 6-vjeçare në Paris, Mbape ka shënuar 256 gola, me një mesatare prej një goli çdo 97 minuta. Të dhëna këto që tregojnë potencën dhe ndikimin e tij në fazën sulmuese.

JO VETËM GOL – Mbape është një golashënues race, edhe pse nuk konsiderohet një pykë klasike. Përtej golave, Mbape ka një ndikim të madh edhe në lojën e ekipit me pasime finale, fundore, ose asiste siç njihen në gjuhën e futbollit. Te Paris SG-ja numëroi 96 të tillë. Gjithashtu ai i kishte një mesatare prej 1.4 aksionesh të rrezikshme të krijuara për çdo ndeshje. Mbape nuk është vetëm gol.

PAK “DEMBEL” – Është e vështirë të gjesh në futbollin modern një lojtar që nuk ndihmon ekipin edhe në mbrojtje. Këtu nuk përjashtohen as sulmuesit, ndonëse ata nuk kanë ndonjë dëshirë të madhe të angazhohen me detyra që janë përtej specialitetit të tyre. Nëse ka një pikë të dobët të Mbapesë, është pikërisht qëndrimi larg manovrës mbrojtëse të ekipi. Francezi nuk parë përfshihet në presing, ndërkohë që nuk njihet dhe si ndonjë rikuperues topash në mesfushë apo gjysmëfushën kundërshtare, vetëm 1.6 për ndeshje.

POZICIONI – Është një nga pikëpyetjet e mëdha të Ançelotit, pasi Mbape është një lojtar që dashuron krahun e majtë, aty ku te Madridi ai krah është pronë e Vinicius Zhunior. Megjithatë në sezonin e tij të fundit në Paris, Mbape është përshtatur nga Luis Enrike edhe si një sulmues pykë. Në 68% të minutave aktivizim me PSGnë në sezonin që lamë pas, Mbape ka luajtur si qendërsulmues.

SHKATHTËSIA – Aftësia e madhe e Mbapesë qëndron në shkathtësinë e tij. Ai është një lojtar që i pëlqen shpejtësie dhe çekuilibrimi i mbrojtjeve rivale. Në tre sezonet e fundit, vetëm shoku i tij i ri në Madrid, Vinicius Zhunior ka goditur më shumë se Mbape, 448 të brazilianit, kundrejt 361 të francezit.

STËRVITJA – Rutina e zakonshme e tij e punës përfshin pesë seksione javore me shtangë, dy prej të cilave të fiksuara ekskluzivisht te thesari i tij, këmbët. Si të gjithë yjet e futbollit botëror modern, edhe për Mbape dieta ushqimore është esenciale. Që ditën e parë kur vuri këmbë në Paris, ai mbante një kuzhinier personal, i paguar nga klubi dhe dieta e tij ditore përfshin 6 vakte. Kilië Mbape ëhstë kësisoj një ekzemplar i mrekullueshëm që ndërthur pamjen dhe fizikun e tij elegant me “vrasësin” e pamëshirshëm para porte. Në 368 ndeshjet e tij si profesionist me Monakon dhe Paris SG-në ka shënuar 283 gola dhe 124 asiste. Me Francën ai mban shiritin e kapitenit dhe shumë shpejt do të kapë kuotën e 100 ndeshjeve, edhe pse është vetëm 25 vjeç. Deri më tani numëron 84 takime dhe 48 rrjeta për “les blues”.

Prindërit e tij Vilfrid Mbape dhe nëna Fajza Lamari kishin një mision në jetë, ta bënin djalin e tyre një super yll. Një ëndërr që ata e pagëzuan me atë që njihet me emrin projekti “Mbape”. Babai i tij ishte trajneri i parë dhe që kur ishte fëmijë e vendoste gjithnjë përballë lojtarëve të paktën dy vjet më të mëdhenj se ai me qëllim që të zhvillonte aftësitë e tij fizike dhe t’i bënte ballë kundërshtarëve më të fuqishëm sesa ai. Përgatitja e veçantë fizike nuk e ka lënë në baltë francezin, i cili në dy sezonet e fundit ka humbur vetëm 6 takime si pasojë e dëmtimeve. Me këtë pasaportë ai shfaqet në Madrid për të treguar se është një futbollit unik. Lënda e parë për “Topin e artë”.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"