FUTBOLL FEMRA/ Kupa, Partizani dhe Apolonia sot në finale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2024 | 11:41

FUTBOLL FEMRA/ Kupa, Partizani dhe Apolonia sot në finale

Pas finales së kampionatit në “Final 4”, me Vllazninë që ngriti titullin e 11-të radhazi, teksa mundi pak ditë më parë Apoloninë, futbolli i femrave sot do të zhvillojë finalen e Kupës së Shqipërisë.

apolonia femra

Partizani dhe Apolonia do të matin forcat në “Shtëpinë e Futbollit” në orën 18:00 për trofeun e dytë më të rëndësishëm kombëtar. Dy skuadrat më të mira të këtij kompeticioni do të përballen së bashku për trofeun e 15-të në histori të Kupës së Shqipërisë.

Apolonia siguroi finalen e pasi mundi Gramshin, ndërsa në anën tjetër Partizani mbërriti në finalen e Kupës së Shqipërisë pasi eliminoi Tiranën. Hyrja për tifozët në “Shtëpinë e Futbollit” për finalen e Kupës së Shqipërisë do të jetë falas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"