Futbolli në kaos, Gjykata nuk regjistron zgjedhjet në FSHF

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2018 | 15:09

Futbolli në kaos, Gjykata nuk regjistron zgjedhjet në FSHF

Pas dënimit drastik të klubit Skënderbeu nga UEFA, këtë herë është vetë FSHF që merr lajm të keq për Asamblenë Zgjedhore në FSHF, zhvilluar më 7 shkurt.

Duka dhe Fino pas zgjedhjeve

Burime zyrtare në Gjykatën e Tiranës i thanë “Panorama Sport” pak më parë se nuk i ka regjistruar zgjedhjet në Federatë, që rikonfirmuan Armand Dukën si president. Gjykata ka konstatuar shkelje me listën e anëtarëve që votuan më 7 shkurt.

Asambleja-FSHF-2017-470x313

Në këto kushte, Gjykata e Tiranës vendosi për të mos regjistruar vendimet e Asamblesë së 7 shkurtit, si për kreun e FSHF-së, ashtu edhe për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv. Ndërkohë, kandidati rival i Dukës, Bashkim Fino, ka konfirmuar ankesën në KAS-in e Lozanës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"