Postuar: Janar 17, 2018 | 12:40
Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-legjenda e portës dinamovite
Ish-legjenda e portës së Dinamos, Ilir Luarasi ka ndërruar jetë ditën e sotme. 63-vjeçari është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Francë. Vdekja e tij ishte e papritur, teksa prej vitesh jetonte në shtetin francez.
Luarasi pati një karrierë tepër të suksesshme me Dinamon në vitet 80-të dhe në fillimet e viteve 90-të. Ai ishte pjesë edhe e ekipit Kombëtar në vitin 1981. Luarasi ka qenë një ndër portierët e shquar të kohës me blutë e Dinamos, duke u shpallur edhe kampion në vitin 1986.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"