Futbollisti fierak analizon sezonin e verdhejeshilëve, Andoni: Lushnjës i duhen afrime cilësore për elitën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2024 | 12:33

Futbollisti fierak analizon sezonin e verdhejeshilëve, Andoni: Lushnjës i duhen afrime cilësore për elitën

Dejan Andoni, futbollisti fierak, ka luajtur dy sezone radhazi në stadiumin “Roza Haxhiu” me fanellën verdhejeshile, si dhe ka kontratë edhe për një vit me Lushnjën.

andoni

Qendërmbrojtësi që këtë muaj do të mbush 29-vjeç, pohon se Lushnjës i duhen disa afrime vërtet cilësore, në mënyrë  që të pretendohet ngjitja në Superiore.

Si kanë qenë për Andonin këto dy vite te Lushnja?

Është një eksperiencë e bukur, por edhe e vështirë njëkohësisht. Për dy vite radhazi kemi rrezikuar rënien nga Kategoria e Parë, por në fund ia kemi dalë me sukses. Përtej sportit, ka qenë një ambient i ngrohtë dhe pozitiv për mua.

Çfarë po bëni tani kur kampionati ka tri javë që ka përfunduar?

Tani jemi me pushime. Le të heqim pak stresin që kemi pasur gjatë një sezoni jo shumë pozitiv për ne. Më pas të mendojmë për të ardhmen.

Si e shikon të ardhmen, a do të vazhdosh te Lushnja?

Po, kam edhe një vit kontratë me Lushnjën.

Çfarë roli keni kryer më së shumti në skuadër dhe çfarë i duhet Lushnjës për të pretenduar më shumë?

Më së shumti jam aktivizuar si mesfushor para mbrojtjes. Por ndonjëherë në nevojë të ekipit edhe si qendërmbrojtës. Lushnjës i duhen disa afrime vërtet cilësore me eksperiencë dhe të talentuar. Nëse duam që këtë sezon vërtet të pretendojmë për ngjitjen në Superiore.

ALBAN ALUSHI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"