Futbollisti refuzoi të stërvitet me Çabi Alonson, spanjolli e përjashton nga ekipi i parë i Bajer Leverkusenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2024 | 18:19

Futbollisti refuzoi të stërvitet me Çabi Alonson, spanjolli e përjashton nga ekipi i parë i Bajer Leverkusenit

Çabi Alonso i ka dhënë zgjidhje të shpejtë situatës së pazakontë që i krijuar dje me sulmuesin iranian Serdar Azmun. Futbollisti i kthyer nga huazimi, kishte vendosur që të bojkotonte stërvitjen e parë me klubin kampion të Bundesligës, si sinjal i qartë i dëshirës për t’u larguar nga ky klub.

azmun

Sipas asaj që raportojnë mediat gjermane, Azmun kishte kryer testet e detyrueshëm mjekësore por pastaj kishte vendosur të mos paraqitej në fushën stërvitore me pjesën tjetër të skuadrës. AI e ka bërë këtë pa njoftuar klubin, por është e qartë se nuk dëshiron të jetë më pjesë e Leverkusen, ku për herë të fundit ka veshur fanellën e tij në majin e vitit 2023, teksa më pas ishte dhënë huazim te Roma.

Sot, Çabi Alonso vendosi zyrtarisht përjashtimin e tij nga ekipi i parë, teksa dërgoi lojtarin të stërvitet me ekipi U21. Klubi është gati të dëgjojë oferta për Azmun, pasi qartësisht ai është në shitje dhe pritet largimi gjatë merkatos së verës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"