Gabime në vendosje, Portugalia dhe Ronaldo duhet të zgjohen…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2024 | 14:08

Gabime në vendosje, Portugalia dhe Ronaldo duhet të zgjohen…

Dobësi në gjerësinë e fushës, izolimi i tepruar i Ronaldos dhe stragegjia e lojës nga krahët që nuk ndikoi aspak në përmirësimin e lojës. Këto janë disa nga përfundimet që mund të nxirren nga analiza e bërë për kombëtaren portugeze në ndeshjet e para të “Euro 2024”.

Portugalia

Gazeta portugeze “A BOLA” analizoi pozicionimin e futbollistëve të Portugalisë në sfidat e Gjermanisë. E çuditshme është që Portugalia fitoi më lehtësisht në ndeshjen që dominoi më pak, kundër Turqisë. E çuditshme është që ekipi humbi në ndeshjen që më së shumti luajti në gjysmëfushën kundërshtare dhe shpërdoroi raste pafund: Gjeorgjia. Por ky dominim ishte i vakët, ndryshe nga ndeshja e parë me Çekinë. Skemat e përdorura tregojnë se trajneri Roberto Martinez ka nevojë për të ndërhyrë në rast që ekipi i tij të mos e shohë veten jashtë.

ASIMETRIA NË SULM- Problemet në vendosjen e sulmuesve dhe Rafael Leaon që qëndron shumë larg dhe Ronaldon në qendër tregojnë se ka ende shumë punë për t’u parë. Lojtarët nuk janë paralel me njëri-tjetrin dhe ndoshta kjo është një arsye pse nuk i finalizojnë dot aksionet që kanë dhe vuajnë për të gjetur golin. Ekipi nuk ka dhënë dot gjerësinë dhe thellësinë e nevojshme në mënyrë që Bernardo Silva të futet nga brenda për të shfrytëzuar hapësirat. Nunjo Mendesh mori më shumë metra në krahasim me Ruben Diasin.

Vitinja që e nisi si numri 6 ishte më dinamik sesaBruno Fernandesh dhe u shfaq nëpozicione të avancuara, ndërsaKanselo si për çudi qëndroi i ulur në fushë. Portugalia është njëskuadër që kërkon të dominojëkundërshtarin, duke dërguar shumë futbollistë në gjysmëfushën kundërshtare, por edhe rrezikon që t’i humbasë ndeshjet. Nërast se gjen një kundërsulm tëfrikshëm si Gjeorgjia, atëherëmund të ketë punë në sfidat eardhshme. Rivalët tani janë mëtë fortë dhe të rrezikshëm. Kristiano Ronaldo me shokë janë tëparalajmëruar. Në duelin e radhësduhet që t’i respektojnë mëshumë pozicionet në fushën elojës dhe të mos bëjnë gabimenga të cilat kundërshtarët mundtë përfitojnë. Megjithatë, tani fillon Europiani i vërtetë dhe Portugalia është e bindur se mundtë bëjë gjithçka për të fituar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"