Postuar: Prill 19, 2018 | 15:51
Galiani: Roma, hakmerru dhe për ne
Ish-administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, sot senator në parlamentin italian, është rikthyer të flasë shkurt në lidhje me futbollin pas një kohe relativisht të gjatë: “Juventusi meritonte të fitonte dhe kualifikohej kundër Realit. Ajo penallti ishte e dyshimtë dhe akoma më absurde ishte të përjashtoje Bufonin. Kjo do të thotë të mos kuptosh psikologjinë e futbollit. Me pak fjalë, ai arbitër ishte një idiot.
Roma në gjysmëfinale me Liverpulin? Do të jem në stadium më 2 maj për ta ndjekur ndeshjen. Finalen e vitit 2005 me Liverpulin nuk do të harroj kurrë, prandaj them ‘Forca Roma’ dhe hakmerru edhe për ne”.