Garancia e Tërbunit nis nga portieri Xhika
Tërbuni, pas rezultateve pozitive të javëve të fundit, ka hyrë në rrugë të mbarë. Trajneri i portierëve, Halim Mersini, në lidhje me ecurinë e skuadrës dhe paraqitjen e portierëve, shprehet: “Jam i kënaqur nga dy portierët që kam në dispozicion si Dashamir Xhika dhe Guga. Tërbuni ndaj Albpetrolit zhvilloi një lojë të mirë, ndërsa nga ndeshja në ndeshje është në rritje. Portieri Xhika shprehu gatishmërinë e tij dhe nuk lejoi që të prekej rrjeta. Duhet falënderuar edhe trajneri Shahin Berberi, i cili po bën një punë të mirë me ekipin. Për mua është një kënaqësi që jam pjesë e kësaj skuadre dhe po kontribuoj me sa kam mundësi. Duhet të kemi besim te ky ekip dhe kualitet që ka”, – përfundon prononcimin Mersini.
Ditmir Pema