Gati për hapin e madh në karrierë, talenti shqiptar merr oferta nga Seria A, Ligue 1 dhe Bundesliga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2024 | 22:27

Gati për hapin e madh në karrierë, talenti shqiptar merr oferta nga Seria A, Ligue 1 dhe Bundesliga

Talenti me origjinë shqiptare, Albian Hajdari është i gatshëm për ta bërë hapin e madh në karrierën e tij.  Qendërmbrojtësi  ka pasur një vit fantastik në elitën e futbollit zviceran me fanellën e Luganos. 

Albian-Hajdari-780x439

Paraqitjet fantastike me fanellën bardhezi kanë bërë që shumë skuadra të mendojnë për transferimin e qendërmbrojtësit të talentuar. 

Mediat zvicerane raportojnë se Hajdari është gati ta bëj hapin e madh në karrierë për të luajtur në top pesë ligat evropiane, pasi ka oferta nga Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1. 

Bolonja, Reims dhe Augsburg janë tre klubet e njohura që kanë shprehur interesim për transferimin e qendërmbrojtësit shqiptar të Kosovës. 

Lugano kërkon 4 milionë euro për ta lënë të lirë futbollistin, ndërkohë bëhet me dije se Augsburgu është më i favorizuar për të transferuar Hajdarin. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"