Gaz Demi: Titulli nuk mund të rri në sirtarin e federatës, kjo situata më e turpshme e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2018 | 16:31

Gaz Demi: Titulli nuk mund të rri në sirtarin e federatës, kjo situata më e turpshme e Partizanit

Gazmend Demi, presidenti i Partizanit, foli për situatën aktuale të klubit të kuq, në një prononcim për “Top Channel”. Presidenti i demave foli edhe për çështjen e titullit të Skënderbeut.

gazmend demi

Në këto vitet e mia kjo është situata më e turpshme për Partizanin dhe më e vështirë. Megjithatë mendojmë sikur tani jemi futur në shina për të rikuperuar kohën e humbur.

Partizani për këtë 6-mujor të parë, ka shpenzuar rreth 500 mijë euro, më shumë se kushdo klub, skarcime lojtarësh të marrë në merkaton e verës, apo edhe lëvizje në stafeve drejtuese. Por më shumë se paratë e humbura, presidenti Demi ka një tjetër peng, humbja e thellë 5-0 nga Luftëtari në Gjirokastër.

Gaz Demi: Ndeshja e Gjirokastrës është maskaradë, edhe sot kur e kujtoj nuk di çfarë të them. Nuk mund të them nëse ka pasur poshtërsi apo jo, se pa fakte nuk mund të flas. Për zërat që kam dëgjuar në ka vërtetësira, sot jemi në një kohë ku kontrollohet e verifikohet gjithçka. Domethënë atë ditë ishte një skuadër pa karakter, sot kur e kujtoj më vjen turp.

Partizani mbetet ende në pritje për të marrë titullin e sezonit 2015-2016 që ju hoq Skëndërbeut.

Titulli nuk mund të rri në sirtarin e federatës. Duhet ta marrë vendi pasardhës. Aq më tepër që ne u përfaqësuam nga UEFA jo nga federata në Champions League.

Më 7 shkurt do të zhvillohet Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku do të votohet për organet drejtuese të FSHF-s, nga presidenti deri tek komiteti ekzekutiv. Por për momentin ende nuk ka asnjë kandidaturë zyrtare.

Ne si Partizan nuk kemi asnjë kandidaturë. Por do të shohim cilët do të jenë kandidatët dhe unë e kam thënë edhe herë të tjera, do të shoh dhe do të votoj për platformën më të mirë për futbollin shqiptar kushdo që të jetë, ky president që është apo ndonjë kandidat tjetër.

Në mungesë të zyrtarizimit të kandidaturave, presidenti i Partizanit Demi e përjashton veten e tij, për shumë arsye.

Më kanë thënë edhe më parë disa miq të mi që të kandidoja për president, dikur s’kisha lidhje me futbollin fare. Por nuk mund të kandidoj edhe pse kam shumë dëshirë të bëj gjëra të mira për vendin tim. Tani kam edhe konflikt interesi, pastaj edhe presidenti aktual është shumë i fortë vështirë të mundet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"