Gega promovon Albano Aleksin në Kombëtare: Mesfushor që ka dalë 2 herë radhazi kampion, unë iu garantoj që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2024 | 0:13

Gega promovon Albano Aleksin në Kombëtare: Mesfushor që ka dalë 2 herë radhazi kampion, unë iu garantoj që…

Ish-trajneri kampion me Partizanin, SkënderGega, ka analizuar ecurinë e Kombëtares shqiptare në këtë Euro 2024. I ftuar në emisionin “Kampionët”, Gega, deklaroi se trajneri Silvinjo duhet të kishte ftuar edhe lojtarë nga kampionati shqiptar, teksa ndër të tjera veçoi emrin e Aleksit.  

gega

“Unë personalisht te numri i 26 vetave si trajner do merrja përsipër me kopetenca që të kishte përfaqësues nga kampionati shqiptar. Sepse dhe ata e meritojnë. Është detyrim e para e punë. Unë iu garantoj se 3-4 veta, s’dua t’i përmend me emra se duket sikur iu bëj marketing, kanë diferenca shumë të vogla. Mundësia për t’i afruar në Kombëtare do të ishte shtysë për pjesën tjetër të kampionatit.  Trajnerët e huaj vijnë me një projekt që të shikojnë edhe kampionatin shqiptar. Kanë vite që vijnë në stadium dhe shikojnë, por asnjëri nuk ka marrë qoftë edhe një hap të guximshëm.  

Po të jap një emër, është Aleksi, lojtar që luan me Rrogozhinën. Është mesfushor që ka dalë 2 herë kampion për dy vjet. Ndoshta nuk ka ndonjë bukuri të madhe për ta parë si lojtar. Në atë 26-çe ishin 7 veta që nuk e panë fushën, më mirë të kishte marrë nga kampionati shqiptar 3-4 veta, jo për qoka, por për meritë. Edhe lojtarët që luajnë në Shqipëri bëjnë sakrifica, duhet të shiten edhe ata jashtë, të kenë një karrierë të pasur. Për mua duhet të ketë një derë të hapur edhe për kampionatin shqiptar”, u shpreh Skënder Gega. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"