Postuar: Gusht 1, 2018 | 16:59
Gerald Tusha ndërron kapitull, firmos kontratë 1-vjeçare me klubin kosovar
Gerald Tusha ka vendosur që tani të fillojë diçka të re në kampionatin kosovar. Lojtari shqiptarë i cili luante për ekipin e Gnajnsielem në Maltë prej dy vitesh tashmë ka firmosur një kontratë me klubin prizrenas të Ilirsë.
Lajmërimin e ka bërë vetë lojtari përmes një postimi në “Facebook” teksa shkruan se ka firmosu një kontratë 1-vjeçare. Klubi i Ilirisë pritet që të ketë një “fytyrë” tjetër në sezonin e ri, ndryshe nga ai i fundit ku ata u renditën të pestët nën drejtimin e trajnerit Bledi Shkëmbi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"