Gërçaliu ikën nga Tirana, merr letrat dhe 24 mijë euro
Ronald Gërçaliu largohet zyrtarisht nga Tirana. Pas akordit verbal, dje pasdite palët kane mbyllur një herë e mirë bashkëpunimin. Mbrojtësi i linjës së majtë kishte prerë biletën për t’u nisur në Austri, megjithatë e ka shtyrë avionin, pasi i kishin mbetur edhe disa detaje të fundit për “divorcin”.
Madje, fill pas ndeshjes së djeshme, ai u pa tek linte stadiumin me disa letra në dorë. Mësohet se klubit i ka kushtuar largimi i 30- vjeçarit afro 26 mijë euro, para të cilat do të ndahen me dy këste. Të parin e ka marrë tashmë, derisa ka marrë edhe letrat e largimit, ndërsa pjesën e mbetur do ta marrë pas pak kohësh.
Ka qenë vetë klubi që ka konfirmuar mbrëmë në faqen zyrtare teksa shkruante: “Ronald Gërçaliu ka mbyllur sot (dje) zyrtarisht qëndrimin te Tirana. Mbrojtësi pas një viti bardheblu ka zgjidhur me konsensus marrëveshjen për të përfunduar aventurën e tij te Tirana. Futbollisti ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit dhe sot (dje) bashkëpunimi është ndërprerë me një shtrëngim duarsh. KF Tirana e falënderon Gërçaliun për kontributin e dhënë në sezonin e fundit dhe i uron suksese në të ardhmen”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"