Gëzon Tirana, kapiteni Muça është gati për startin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2016 | 15:16

Gëzon Tirana, kapiteni Muça është gati për startin

E kishin llogaritur si mungesë kundër Teutës, por lajmet e fundit që vijnë nga federata kanë qetësuar Tiranën. Gentjan Muça do të jetë në fushë në startin e sezonit të ri.

muca

Zyrtarisht qendërmbrojtësi e ka ezauruar gjysmën e dënimit që iu dha nga Komisioni i Apelit (më 1 qershor). Ai u pezullua me 6 ndeshje, 3 prej të cilave i shleu me mbylljen e sezonit të fundit (kundër Flamurtarit, Vllaznisë dhe Kukësit). Edhe vetë klubi fillimisht e dinte që lojtarit i kishin mbetur edhe 4 javë pezullim, pra vetëm pas ndeshjes së parë i jepej e drejta që të paguante gjysmën e dënimit.

Por jo, pasi situata është krejt ndryshe. Pas informacioneve më të fundit që kanë marrë në sektorin e garave, çka konfirmohet për “Panorama Sport” nga vetë klubi, lojtarit i është llogaritur si pjesë e dënimit edhe ndeshja pas derbit, pra ajo kundër Flamurtarit.

Duke qenë se Disiplina ende nuk ishte mbledhur (u mblodh më 10 maj) dhe nuk kishte dhënë vendim, Muça nuk luajti për shkak të kartonëve (dy të verdhëve që mori në derbi). Megjithatë, duke u bazuar edhe në rregullore, vetë FSHF-ja ka qartësuar bardheblutë se lojtari i tyre mund të jetë gati këtë të mërkurë. Me të shlyer paratë (nga 1 milion lekë (të vjetër) për 3 ndeshjet e mbetura), ai mund të përfshihet në formacion.

skema tirana

Rreshtimi

Nëse për Muçën nuk ka asnjë çështje, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për tre afrikanët e ardhur rishtas. Vetëm Edeh është gati për të luajtur, ndërsa Romuald, Merville dhe Moise ende jo.

Konfirmimi nga sistemi ITS (Sistemi Ndërkombëtar i Transferimeve) nuk ka ardhur, ndaj edhe stafi teknik po e llogarit 11-shen pa ata kundër Teutës.

Shanset që të vijnë deri para ndeshjes ekzistojnë, megjithatë Daja po e ideon formacionin pa mesfushorët. Dilema tjetër lidhet me “partnerin” e Muçës në qendër të mbrojtjes, pasi ka “luftë” për një vend. Mes Teqjes, Domgjonit dhe Turtullit, vetëm njëri pritet që të luajë.

ADELA MERKO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"