Gilberto: Mjaft me Shqipërinë, të gjitha ekipet me probleme, kthehem në Brazil
Nuk është më pjesë e Tiranës, por vazhdon të qëndrojë në Shqipëri. Edhe pse para një jave klubi zyrtarizoi lajmin që Gilberto Fortunato ka kërkuar zgjidhjen e kontratës, jo të gjitha shkresat janë mbyllur. Pritet që sot të ketë një takim të fundit mes sulmuesit dhe drejtuesve kryeqytetas, që t’i jepet drejtim kësaj çështjeje. Një gjë të tillë e pranon edhe vetë sulmuesi brazilian për “Panorama Sport”. Gjatë një bisede me gazetën, ai, edhe pse ka shmangur detajet, ka treguar se pas aventurës me bardheblutë nuk ka më në plan që të luajë me ekip tjetër shqiptar. Sipas tij, çdo klub ka të njëjtat probleme.
Zhgënjimi – Gilberto Fortunato duket i zhgënjyer nga futbolli shqiptar. Rikthimi i tij te 24 herë kampionët e vendit nuk ka qenë fort i suksesshëm për të. Edhe pse erdhi me shumë “bujë”, duke qenë edhe ndër më të paguarit në radhët e ekipit (me 10 mijë dollarë), në 8 ndeshje ai nuk e gjeti dot rrugën e rrjetës. Disa shkresa të fundit duket se kanë lënë pezull zyrtarizmin e “divorcit”. Por jo vetëm kaq, pasi burime pranë lojtarit zbulojnë se ai ka edhe pretendime financiare e megjithatë lojtari nuk e prek fare këtë tematikë. “Nuk e kam mbyllur ende kontratën me Tiranën. Shpresoj që gjithçka të zgjidhet nesër (sot). Nuk dua që të futem në detaje, se ku ka ngecur çështja”, u shpreh fillimisht braziliani, i cili shpreson që sot të mbyllë që të gjitha procedurat me Tiranen.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"