Gilman Lika fal 4 rroga, ikin edhe Muzaka e Metaj, shkon në 11 numri i largimeve
Shkon në 11 numri i largimeve nga Fla murtari. Dje janë zyrtarizuar edhe Gilman Lika, Gjergji Muzaka e Shkodran Metaj, në një kohë që më parë kishin zgjidhur kontratën me klubin vlonjat edhe Gledi Mici, Gëzim Krasniqi, Dagllas Mendez, Agim Meto, Gilberto Fortunato, Halim Begaj, Lejdi Liçaj dhe Artan Sakaj. Dje paradite Muzaka dhe Metaj kanë qenë në ambientet e klubit. Muzaka është parë të jetë takuar përzemërsisht me administratorin Sinan Idrizi, me të cilin ka qëndruar për disa minuta duke diskutuar.
Si Muzaka edhe Metaj kanë tërhequr letrat nga klubi, ndërsa të njëjtën gjë ka bërë në drekën e djeshme edhe Gilman Lika. “Nuk do të jem më pjesë e Flamurtarit. I falënderoj të gjithë në Vlorë për mbështetjen, përfshi edhe tifozët. Ende nuk e kam vendosur se ku do ta vazhdoj karrierën time”, ka thënë shkurtimisht shkodrani. Nga burime në klub mësohet se Gilman Lika ka falur katër rroga (32 mijë euro), kësisoj ka prishur marrëveshjen në mënyrë konsensuale me klubin. Madje lojtari ka hequr dorë edhe nga një këst kontrate që kishte për të marrë. E ardhmja e Likës dhe Muzakës pritet të jetë sërish në klubet e Superiores, ndërsa ajo e kosovarit Metaj me shumë mundë- si jashtë Shqipërisë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"