Gjendje e mjerueshme/ Stadiumi i Luftëtarit, fusha duhet të bëjë me turp bashkinë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2024 | 13:46

Gjendje e mjerueshme/ Stadiumi i Luftëtarit, fusha duhet të bëjë me turp bashkinë!

Fusha e stadiumit “Gjirokastra” ka qenë një prej arsyeve që Luftëtari nuk arriti dot objektivin për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë gjatë sezonit të fundit.

fj

Prej vitesh terreni është në gjendje të mjerueshme dhe pavarësisht përpjekjeve të punëtorëve të stadiumit për ta kthyer në normalitet, ka qenë e pamundur. Kjo ka kushtëzuar jo pak ekipin bluzi për të aplikuar në fushë atë që përgatit gjatë javës në stërvitje. Gjithçka u konfirmua në takimin vendimtar kundër Pogradecit në muajin maj, duke dështuar sezonin.

Natyrisht, në këtë situatë është bashkia Gjirokastër ajo që mban përgjegjësi për gjendjen katastrofike që ka sot stadiumi, i pozicionuar në lagjen më të madhe të qytetit, “18 shtatori”. “Panorama Sport” ka siguruar një pamje të djeshme të fushës, që vetëm e tillë nuk mund të quhet, pasi bari nuk ekziston. Luftëtari po dergjet prej 4 vitesh në inferiore dhe premtimet e bashkisë për një ringritje të skuadrës kanë mbetur thjesht iluzione.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"