Postuar: Korrik 4, 2024 | 21:13
Gjesti i turpshëm te festa e golit, UEFA merr vendimin për Xhud Bellingham
Xhud Bellingham është gjobitur me 20 mijë euro për gjestin e tij të turpshëm teksa festonte golin e shënuar në minutën e fundit kundër Sllovakisë.
Anglezi vendosi dorën tek organi gjenital gjatë festës, teksa së fundmi u gjobit me 20 mijë euro.
“Një gjest shakaje e brendshme ndaj disa miqve të ngushtë që ishin në lojë. Asgjë veçse respekt për mënyrën se si luajti sonte skuadra e Sllovakisë”, shkroi Bellingham në Twitter. Por UEFA duket se nuk është e kënaqur me shpjegimin e Xhud, duke e gjobitur mesfushorin anglez.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"![](http://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)