Gjimshiti la fushën i dëmtuar, vijnë lajmet e mira për Silvinjon. Ja sa do të mungojë kapiteni kuqezi
Mbrojtësi Berat Gjimshiti doli mbrëmë nga fusha pas një dëmtimi në ndeshjen ndaj Torinos.
Mediat italiane kanë zbuluar se bëhet fjalë për një tërheqje muskulore në kofshën e majtë. Në pritje të analizave më të detajuara, ai pritet të mungojë afro 15 ditë.
Kapiteni kuqezi pritet të mungojë në sfidën kundër Milanit më 9 dhjetor, kjo e shqetëson shumë trajnerin e Atalantas, Gasperinin. Në 13 ndeshje, ai ka qenë i saktë në 89% të pasimeve, ndërsa është ndëshkuar vetëm 2 herë me karton të verdhë, një statistikë shumë domethënëse për një mbrojtës.
Ky është një lajm i mirë për Silvinjon dhe Kombëtaren kuqezi pasi të gjithë kishin frikë për dëmtimin e kapitenit dhe se mund të rrezikonte të humbiste Europianin.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"