Gjini i munguari i vetëm në start, Teuta zgjedh Pukën për përgatitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2024 | 19:55

Gjini i munguari i vetëm në start, Teuta zgjedh Pukën për përgatitje

“Djemtë e Detit” kanë vijuar normalisht përgatitjet këtë të martë. Skuadra ka zhvilluar sot (dje) seancën e dytë në aneksin e stadiumit “Niko Dovana”, aty ku do të vijojnë përgatitjet. Skuadra pritet te kompletohet në ditët në vijim.

teuta

Pas më shumë se një muaji pushim, lojtarët e Teutës dhe stafi zbritën në fushën e blertë për të vazhduar fazën përgatitore në funksion të impenjimit që skuadra do të këtë në sezonin e ri. Lojtarët që nuk banojnë në Durrës janë kthyer në rezidencën e tyre dhe së bashku me pjesën tjetër të ekipit, sot kanë nisur punën, me përjashtim të mbrojtësin Elmando Gjini, i cili pritet të bashkohet me ekipin ditën e mërkurë.

Si çdo fillim sezoni, në ditët e para lojtarët do të duhet kalojnë me teste të ndryshme mjekësore dhe fizike. Në Durrës besojnë se kanë kualitetin e duhur në skuadër, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë afrime. Patjetër vëmendja nuk do të jetë vetëm tek largimet, por edhe tek afrimet. Gjatë këtyre ditëve pritet të krijohet një panoramë më e qartë e futbollistëve që mund të afrohen në gjirin e durrsakëve. Këto ditë, para se ekipi të niset për fazën përgatitore, pritet të ri formatohet edhe skuadra për sezonin e ri. Kjo, edhe si kërkesë e vetë trajnerit Martini, që kërkon që grupin ta ketë gati për fazën që do zhvillojnë jashtë Durrësit. Skuadra pritet t’i mbyllë lëvizjet që në gjysmën e këtij muaji.

FAZA PËRGATITORE – Të hënën e 22 korrikut ekipi do të transferohet në Pukë, ku deri më 5 gusht do të zhvillojë fazën e dytë të përgatitjeve dhe përveç seancave stërvitore, do të zhvillohen edhe disa ndeshje miqësore. Pas rikthimit nga Puka, skuadra do të përgatitet në Durrës për ndeshjen e parë në Superiore, që pritet të nisë mes datave 18-25 gusht.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"