“Gjithçka është e mrekullueshme në Mançester”, Kasemiro: Transferimi tek Junajtidi ndodhi në momentin e duhur
Mbrojtësi brazilian, Kasemiro ka folur për transferimin nga Real Madridi tek Mançester Junajtidi. Në një intervistë për revistën braziliane Placar, deklaroi se lëvizja ndodhi në momentin e duhur dhe se është ndjerë gjithmonë i dashur në klub.
“Së pari fola me familjen time, e cila e pranoi menjëherë. Ishte mundësia për të lënë një klub të madh në një moshë që ende më lejonte të kem atë uri për të vazhduar të fitoj. Nëse do të kishin kaluar dy ose tre vjet nga tani, nuk do të kisha lënë Real Madridin për të shkuar në një tjetër klub, nuk do ta kisha atë ambicie për të ndryshuar liga, transferimi ndodhi në momentin ideal”.
“U ndjeva i dashur që në ditën e parë, gjë që nuk ishte e lehtë pas dhjetë vitesh në Real Madrid. Është rezultat i punës në fushë, ishte një përzierje shumë e mirë e tifozëve, punonjësve, lojtarëve dhe kjo ka qenë shumë e rëndësishme për përshtatjen time. Më pëlqen Premier Liga, janë ndeshjet me atmosferën më të mirë. Gjithçka është e mrekullueshme, më thanë se Mançesteri ishte një qytet i vështirë për të jetuar, por unë e dua atë. Të jesh lider, të jesh si baba, më pëlqen ta kem këtë rol. Më pëlqen të jap një shembull, të jem i pari që mbërrij. Shiriti i kapitenit është vetëm një simbol, por lojtarët kanë përgjegjësinë të flasin me arbitrin, me lojtarët. Më pëlqen të jem ai lojtar shembullor”, përfundoi ai.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"