Godet Sopoti, merr Mirel Çotën
Mirel Çota, zyrtarisht lojtari i KF Sopoti. Sulmuesi librazhdas, i cili i ka luajtur për skuadrat më në zë të futbollit shqiptar si Tirana, Teuta dhe Elbasani do të veshë fanellën e ekipit të qytetit të tij për sezonin futbollistik 2015-2016.
Një lajm të tillë e ka konfirmuar dje administratori i klubit, Iridion Bahiti. 99 për qind të zyrtarizuar janë portieri Daniel Lamellari dhe mesfushori Halim Begaj. Gjithashtu, të zyrtarizuar për sezonin e ri janë Marildo Lezi, Miliard Polisi, Ferbjol Leka, Erion Ballkoci, Mateos Cake e Arbër Malaj dhe priten për t’u konfirmuar Ilir Kastrati e Eglantin Dhima.
Teksa pritet që këto ditë krerët librazhdas të mblidhen dhe të vendosin për Sopotin e ri, me interes është emri i trajnerit.
Drejtori teknik Nesti Binishi ka gjasa të vazhdojë sërish bashkëpunimin me trajnerin e fazës së dytë të Sopotit, Edmond Dalipi. Duke e konsideruar një bashkëpunim të suksesshëm, Binishi shprehet se tekniku me 80 për qind mund të vazhdojë punën e nisur sezonin e shkuar. Përpos deklarimeve të shumicës së lojtarëve librazhdas që gjatë merkatos kanë shprehur hapur se do largohen, Binishi shprehet me bindje se ekipi do ketë në përbërje për fazën që vjen rreth 70 për qind të lojtarëve të vjetshëm. Ledion Qoshku
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"