Goditje blic e firakëve, Mitraj kalon tek Apolonia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2014 | 11:46

Goditje blic e firakëve, Mitraj kalon tek Apolonia

MitrajAPOLONIA-LUFTËTARI 4-2
GOLAT: Papa 19′, 28′, Sallaku 41′, Erkoçeviç 59’/ Galica 77′, 83′
APOLONIA: Cako, Broshka, Prifti, Dosti, Gega, Sako, Dakavelli, Dauti, Papa, Erkoçeviç, Sallaku. (U aktivizuan: Troka, Naçi, Prifti, Nako, Bualli). Trajner: E.Demiraj
LUFTËTARI: Thana, Sinani, Stojkoviç, Këndella, Xhafa, Shehaj, Duka, Sulejmani, Karakaçi, Braho, Galica. (U aktivizuan: Bizhga, Biraçi, Isaraj). Trajner: P.Bifsha
GJYQTARË: I.Llupi, A.Hyseni, I.Tartari (Fier)

Apolonia ka bërë goditjen e radhës në merkaton e janarit. Bëhet fjalë për sulmuesin Aldo Mitraj. Ish-lojtari i Partizanit në fazën e parë, i cili u largua nga të kuqtë disa javë më parë, ka firmosur dje me klubin fierak. Pas provës disaditore, që rezultoi e pasuksesshme për korçarin Hysolli dhe nigerianin Olatunji, Apolonia ka gjetur dje sulmuesin që kërkonte gjatë të gjithë kësaj periudhe. Lajmin e afrimit të Mitrajt e konfirmon administratori i klubit të Apolonisë, Kamber Memallaj, ndonëse nuk i bën të ditura detajet e kontratës së nënshkruar. Megjithatë, nga burime pranë lojtarit mësohet se ai ka firmosur me skuadrën deri në fund të kampionatit me opsion për të rinovuar. Gjithsesi, nga klubi mësohet se merkato nuk është mbyllur këtu, pasi ajo do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme për të afruar edhe një tjetër sulmues. Mitraj është lojtari i katërt që i bashkohet Apolonisë në këtë merkato, pas Armando Gegës, Bekim Erkoçeviçit dhe Realdo Filit.
Mitraj Sulmuesi u transferua nga Tomori te Partizani gjatë merkatos së verës. Por, 27- vjeçari nuk gjeti shumë hapësira tek të kuqtë gjatë fazës së parë, duke u aktivizuar në gjashtë takime dhe shënoi vetëm një gol. Ai ka luajtur 315 minuta. Në ditët e para të janarit, Mitraj u largua nga kryeqytetasit dhe e gjeti skuadrën e tij të re vetëm dje. Pritet që të jetë një forcë më shumë për Apoloninë, e cila synon rikthimin në Superiore.
Ndeshja Apolonia i ka dhënë fund fazës përgatitore me një tjetër miqësore, kësaj here duke u përballur me Luftëtarin, sfidë e fituar nga fierakët me rezultatin 4-2. Pavarësisht rezultatit, fierakët janë paraqitur në këtë miqësore si një ekip i kompletuar dhe i konsoliduar në të gjitha aspektet. Ajo që spikati te skuadra fierake ishte loja e grupit, pavarësisht se mungonin tre nga lojtarët më cilësorë: nigerianët Atanda, Adekunle dhe Thangod, për shkak të ruajtjes nga ndonjë dëmtim i mundshëm. Nga ana tjetër, gjirokastritët u shfaqën të rrezikshëm vetëm në 20 minutat e fundit, kur shënuan edhe të dy golat me anë të Galicës.
MIKEL MBRIÇAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"