Goditje dyshe në merkato, Besa afron dy futbollistë 21-vjeçarë nga “Ramiz Sadiku”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2024 | 17:21

Goditje dyshe në merkato, Besa afron dy futbollistë 21-vjeçarë nga “Ramiz Sadiku”

Ka shkuar në pesë numri i futbollistëve të afruar te Besa në merkaton e verës. Pas Mentor Mazrekajt, Jurgen Goxhës dhe Donald Mëllugjës, kavajasit kanë kryer edhe dy përforcime të tjera që vijnë nga Kosova.

besaaaaa

Pikërisht bëhet fjalë për qendërsulmuesin Erduan Ibrahimi, si dhe mbrojtësin e djathtë Bind Maxhuni. Të dy lojtarët janë  të moshës 21-vjeçare dhe vijnë nga skuadra kosovare e “Ramiz Sadikut”.

FERIZ FERIZAJ- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"