Goditje në paketë, Laçi afron katër lojtarë
Laçi vijon përgatitjet, teksa e gjithë skuadra në seancën e radhës stërvitore i është nënshtruar testit fizik të radhës. E gjithë skuadra i është nënshtruar vrapimit në distancën 3000 metra, ndërkohë që stafi teknik ka mbajtur shënim kohët e gjithsecilit lojtar. Kohën më të mirë e ka realizuar mesfushori Olsi Teqja, i ndjekur nga afrimi i kësaj merkatoje, Agim Meto, dhe mesfushori tjetër Mikelanxhelo Bardhi. Me radhë më pas janë listuar lojtarët e tjerë, ndërkohë që edhe seanca e sotme do të jetë e karakterit fizik, por ndryshe nga dy seancat e para do të zhvillohet paradite prej orës 10:00.
Afrimet Ashtu siç pritej, drejtuesit kurbinas po mundohen t’i japin sa më shpejt fund merkatos, teksa deri më tani ata kanë realizuar katër afrime. Fillimisht ishte mesfushori Agim Meto që u afrua të hënën me kurbinasit, ndërsa është gjetur akordi dhe firmosur edhe me tre lojtarë të tjerë. Bëhet fjalë për Rafael Sozën, Argjend Mustafën e sulmuesin Aldo Mitraj, të cilët kanë qenë të pranishëm në seancën e radhës stërvitore duke e bërë edhe më të plotë grupin e lojtarëve të drejtuar nga trajneri Armando Cungu. Argjentinasi Soza është i njohur në Shqipëri, pasi ka luajtur më parë me ekipe si Dinamo, Skënderbeu e Flamurtari, duke e gjetur 20 herë rrugën e rrjetës. Madje, kur ishte pjesë e vlonjatëve golin e tij të vetëm si kuqezi e
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"