Golat e Tiranës vijnë nga stoli, Kaina trazon sulmin e bardhebluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2023 | 8:13

Golat e Tiranës vijnë nga stoli, Kaina trazon sulmin e bardhebluve

Tirana u mund 3-1 në Stamboll, por edhe në ndeshjen e tretë në Europë ra në sy diçka e veçantë te bardheblutë. Sërish goli erdhi nga ata që e nisën lojën nga stoli i rezervave. Radhën e kishte për të shënuar si zëvendësues braziliani Kaina. Lojtari debutoi me bardheblutë dhe për tetë minuta arriti të shënonte gol. Një tjetër paraqitje shumë e mirë e Rimal Haxhiut që dha asistin e golit. Pra dy lojtarë që ndryshuan rrjedhën e lojës për Tiranën.

TIRANA HASANI NUNES

GOLAT NGA STOLI – Goli i Kainës ishte i treti që erdhi nga stoli i rezervave. I pari që ndryshoi hegjemoninë e formacionit dhe duke ndryshuar rezultatin ishte Regi Lushkja. Së bashku me Përgjonin e Haxhiun arritën t’i jepnin ritëm tjetër sfidës me Batumin në Tiranë dhe Lushkja të shënonte me kokë golin në minutën e 93- të, që Tiranës i vlejti një barazim në sfidën e parë dhe kualifikim në dy ndeshjet. Lushkja u gradua titullar dhe shënoi golin e parë në Batumi. Më pas Deliu si zëvendësues arriti të çonte në rrjetë topin që i solli Tiranës fitoren dhe kualifikimin në Gjeorgji. I treti ishte Kaina në Stamboll.

KAINA TRAZON SULMIN – Braziliani, që këtë sezon ka ardhur nga Vllaznia, tani po që ka vënë kandidaturën e të qenit titullar. Në formacion janë Abazaj, Latifi dhe Hasani dhe nëse Shehi vendos të ndryshojë sulmin, duhet të sakrifikojë një nga treshja fantastike. Tani është në dorë të trajnerit për të vendosur se kush do të qëndrojë në stol. Me shumë mundësi mund të sakrifikohet Latifi, ndërsa Abazaj mund të luajë majtas e Kaina në qendër. Një ide është edhe për Haxhiun, që ka fituar me meritë në këto tri ndeshje me fanellën e titullarit.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"