Goleadë e Kombëtares në inaugurimin e stadiumit
ELBASANI U-19 – SHQIPËRIA 0-17
GOLAT: Bërdufi 3′ (aut), Lila 6′, 7′, Rama 14′ (11-m), Salihi 35′, 83’, Shala 51′, Kapllani 57′, 90’, Kaçe 60’, 62’, Balaj 70’, 77’, Meha 74’, 80’, Vajushi 86’, Vila 88’
SHQIPËRIA: Berisha; Hysaj, Curri, Mavraj, Agolli; Lila, Xhaka, Abrashi, Kukeli, Rama; Cikalleshi; (U aktivizuan: Vajushi, Salihi, Vila, Shehi, Lenjani, Kapllani, Rrahmani, Shala, Bulku, Meha). Trajner: Xhani De Biazi
ELBASANI U-19: Papri, Bërdufi, Cani, Shehi, Mukja, Kasa, Stojku, Mema, Topuzi, Tupi, Shabani. (U aktivizuan: Beqiri, Hida, File, Panganika, Dashi, Hoti, Kalemi). Trajner: Arjan Kila
GJYQTARË: E. Jorgji, E. Ganci, A. Mahmuti, R. Sadiku, F. Xhemalaj (Elbasan)
Kombëtarja e inauguroi me fitore impiantin e ri, në të cilin do të luajnë eliminatoret e Europianit “Francë 2016”. Në miqësoren e zhvilluar përballë Elbasanit U-19, kuqezinjtë fituan thellësisht 17-0. Nga dy gola realizuan Lila, Kapllani, Salihi, Kaçe, Balaj dhe Meha. Goli i parë ishte autogol i të riut elbasanas, Bërdufi, ndërkohë që Rama realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Deri në minutën e 60-të ndeshja ishte 7-0, ndërsa në 30 minutat e fundit u shënuan edhe 10 gola të tjerë. Në pjesën e dytë portieri Orges Shehi u fut në vend të Berishës, që kaloi në radhët e skuadrës verdheblu. Ky test shërbeu edhe për njohjen e fushës nga ana e kuqezinjve, ndërkohë që ra në sy mungesa e kapitenit Lorik Cana. Stafi i ekipit kombëtar nuk bëri të ditura arsyet, por burime të gazetës tregojnë se kapiteni ka pushuar për shkak të mbilodhjes, si rezultat i angazhimeve të fundit me Lacion. Gjithsesi, nuk ka dyshime se do të jetë në fushë ndaj Danimarkës. Pjesa tjetër e ekipit ishte e gatshme, teksa De Biazi provoi 20 lojtarë. Ndërkohë, në sulm u preferua Cikalleshi dhe jo Balaj, i cili e nisi titullar në fitoren 1-0 në Portugali.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"