Goli i Oshafit nuk mjafton, Pogradeci i hap probleme pretendentëve të Flamurtarit në duelin miqësor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2024 | 20:27

Goli i Oshafit nuk mjafton, Pogradeci i hap probleme pretendentëve të Flamurtarit në duelin miqësor

Edhe pse një skuadër e ngjitur rishtazi nga Kategoria e Dytë, Pogradeci i Samuel Nikajt, vijon të bindë me paraqitjet në testet miqësore. Pas triumfit ndaj Besës së Mirel Josës, me rezultatin 1-0, liqenorët barazuan ditën e sotme ndaj Flamurtarit pretendent me rezultatin 1-1, në duelin e zhvilluar në stadiumin e qytetit liqenor. 

Flamurtari-Pogradeci

Në fillim të pjesës së parë ishte mesfushori Danladi ai që kaloi në avantazh pogradecarët, ndërkohë që në startin e fragmentit të dytë, vlonjatët e Agostinelit barazuan shifrat me anë të sulmuesit Oshafi.  

Edhe pse me emra të rëndësishëm në formacion, si Frashëri, Atanda, Trashi, Batha, por edhe Hoxhaj e Shkurtaj, vlonjatët nuk arritën të triumfonin në këtë test miqësor.  

Vlen të theksohet fakti, se pavarësisht se bëhej fjalë për një ndeshje miqësore, rritmi i lojës ishte tepër i lartë.  

Pogradeci-Flamurtari 1-1

Golat: Danladi / Oshafi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"