Granit Xhaka tremb Zvicrën, mesfushori shqiptar rrezikon të humbasë duelin ndaj Anglisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2024 | 21:46

Granit Xhaka tremb Zvicrën, mesfushori shqiptar rrezikon të humbasë duelin ndaj Anglisë

Kombëtarja e Zvicrës ka marrë një lajm të keq disa ditë para ndeshjes ndaj Anglisë në kuadër të çerekfinaleve të Euro 2024. 

xhaka-1 (1)

Kapiteni Granit Xhaka është në dyshim për ndeshjen ndaj Anglisë. Mesfushori shqiptar i cili ka qenë një ndër lojtarët më të dalluar të kësaj gare, ka zbuluar se po përballet me një lëndim muskulor i cili bëri që ai të humbasë një prej seancave stërvitore.  

Ish-lojtari i Arsenalit këtë problem e ndjeu sërish në fazën e fundit të ndeshjes ndaj Italisë, por po shpreson që të jetë i gatshëm plotësisht për Anglinë.  Ngelet të shihet me mjaft interes se cila do të jetë gjendja e Granit Xhakës në duelin ndaj “3 Luanëve”.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"