“Grisi” çdo rekord, historia e Jamalit nisi ndaj… Uzunit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2024 | 23:52

“Grisi” çdo rekord, historia e Jamalit nisi ndaj… Uzunit

Me golin kundër Francës në gjysmëfinale, Lamin Jamal u bë golashënuesi më i ri për një kampionat Europian e njëkohësisht për fazën me eliminim të këtij turneu. Por rekordet e tij me Spanjën janë të destinuar të shtohen.

jamal uzuni

Në fakt, me 16 vite e 56 ditë mbi supe ai u bë debutuesi me moshë më të ulët për kombëtaren iberike në një ndeshje kundër Gjeorgjisë. Në po atë takim të fituar 7- 1, ai edhe shënoi, duke vendosur rekordin e golashënuesit më të ri për vendin e tij.

Teksa Europiani për shumë rekord moshe të hershme kaloi nga talenti i Barcelonës, edhe në rang klubi ai nuk është se ka zhgënjyer. Në tetor të vitit 2022 kur ishte thuajse 15 vjeç ai u grumbullua për herë të parë nga trajneri Ksavi i cili do t’i jepte mundësitë të bëhej debutuesi më i ri në historinë e klubit në ndeshjen kundër Betisit. Në atë sfidë të fituar 4-0, Jamal ishte vetëm 15 vjeç e nëntë muaj.

Një javë më pas, në barazimin 1-1 ndaj Granadës së Uzunit, ai gjeti edhe rrugën e golit duke u bërë futbollisti më i ri në historinë e Barcelonës që shënonte një gol zyrtar në kampionat. Por nuk mbaroi me kaq sepse ai u bë gjithashtu i pari që arrinte pesë golat në “La Liga” pa mbushur 17 vjeç, teksa në atë sezon, “Blaugranat” fituan titullin. Ndërsa anësori mëngjarash vendosi rekordin e lojtarit më të ri që fitonte kampionatin në Spanjë.

MASKA E MBAPESË – Dje u luajt Spanjë-Angli, por historitë e sfondit të sfidës gjysmëfinale me Francën vazhdojnë të shfaqen dhe më e fundit përfshin pikërisht Lamin Jamalin, protagonist në fushë dhe, pa dashje, edhe pas ndeshjes me “Gjelat”. 17-vjeçari, pasi mbaroi ndeshjen, hyri në mikszone, një ndalesë e detyrueshme për të dalë nga stadiumi.

Gjatë udhëtimit, dikush i pranishëm “i dha” një maskë breshka ninja: një referencë e qartë për Mbape dhe “ngjashmërinë” e tij me filmin vizatimor. Jama, i cili – edhe për shkak të moshës së tij – sigurisht që është i vetëdijshëm për këto meme që qarkullojnë në internet prej vitesh, nuk ishte në gjendje të mbante një grimasë pa qeshur, teksa diksh nga stafi iberik ia hoqi nga dora.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"