Guardiola: Dua ta mbajmë Edersonin, por varet nga klubet e tjera

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2024 | 21:43

Guardiola: Dua ta mbajmë Edersonin, por varet nga klubet e tjera

Pep Guardiola ka dhënë një përditësim për të ardhmen e Edersonit në mes të pasigurisë nëse portieri do të mbetet lojtar i Mançester Sitit këtë sezon. Braziliani ka qenë objekt i interesit nga Liga Pro Saudite, me Al-Itihadin që duket më i gatshëm për të joshur 30-vjeçarin larg nga “Etihad”.

guardiola ederson

Ai luajti 45 minuta të martën mbrëma, ndërsa kampionët e Premier Ligës nisën fushatën e tyre parasezonale me një humbje 4-3 ndaj Sëlltikut. Ederson erdhi nga stoli në pjesën e dytë në vend të Stefan Ortegës. Trajneri nuk ka dhënë asnjë indikacion se çfarë mund të rezervojë e ardhmja. Megjithatë, Guardiola komentoi pas ndeshjes nëse numri 1 i tij ka të ngjarë të qëndrojë në klub dhe ai nuk ishte shumë i sigurt për këtë.

“Unë do të doja që ai të qëndronte, por kjo varet nga klubet e tjera”, tha Guardiola. “Nuk e di situatën. Nuk ka pasur kontakte në ditët e fundit. Tani ai po stërvitet, do të vazhdojë të jetë me ne deri në fund të merkatos dhe do të shohim”. Interesi nga Arabia Saudite për portierin e Sitit ka qenë intensiv muajt e fundit, me Al-Nasr fillimisht që tentoi ta joshte brazilianin të largohej nga “Etihad”.

Oferta e tyre prej 25 milionë paundësh ishte larg vlerësimit të Mançester Sitit, por Al-Itihad ka marrë mjaftueshëm nxitje për të hapur dialogun me kampionët e Premier Ligës. “Qytetarët” e vlerësojnë kartonin e portierit të tyre titullar jo më pak se 50 milionë paund.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"