Guardiola e ka vendosur, Donaruma bëhet objektiv i merkatos së Mançester Sitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2024 | 20:46

Guardiola e ka vendosur, Donaruma bëhet objektiv i merkatos së Mançester Sitit

Mançester Siti është gati të vihet në lëvizje për të siguruar firmën e Xhanulixhi Donarumës. Lajmin e bëjnë të ditur mediat angleze, të cilat sigurojnë se Pep Guardiola ka piketuar portierin italian si të duhurin për të zëvendësuar Ederson.

donaruma manaj

Portieri brazilian mund të përfundojë shumë shpejt në kampionatin e Arabisë Saudite, ku pas tërheqjes së Al Nasr, në garë pritet të hyjë Al Itihad, që do të paguajë rreth 50 milionë euro për kartonin e tij. Këto para do të shpenzohen menjëherë për të gjetur një tjetër portier në lartësinë e duhur dhe sipas “talkSPORT”, italiani është në majën e listës së preferencave të kampionëve të Anglisë.

Eksperienca e italianit dhe mosha e re e tij, e bëjnë atë kandidatin ideal për ”qytetarët”, ndaj Guardiola ka bërë të qartë se kërkon pikërisht Donarumën për katërkëndorin e tij nëse largohet Ederson. Mbetet të shihet reagimi i PSG-së, që nuk do ta lërë portierin të largohet lehtësisht nga kryeqyteti francez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"