Postuar: Maj 18, 2023 | 18:32
Gvozdenoviç: U arritën të dyja objektivat, do të bëjmë ekip të mirë për Superiore! Ja çfarë folëm në fillim me presidentin Takaj
Skënderbeu u shpall kampion i Kategorisë së Parë. Pas festës së ekipit, ka folur trajneri Ivan Gvozdenoviç. Ai u shpreh tepër i lumtur për këtë arritje.
“Jam shumë i lumtur, por është e gjitha merita djemve. Ne ia arritëm të dyja objektivave, të ngjiteshim në Superiore dhe të merrnim titullin kampion. Jam shumë i lumtur së bashku me futbollistët dhe stafin teknik. Kur jam takuar me presidentin Takaj në fillim nuk e kishim menduar se do të arrinim këtu, por ishim me besim të madh. Më pati thënë që kemi djem të mirë dhe do të provojmë. Kemi kohë për Superioren, do bëjmë një ekip të mirë”, deklaroi ai për “Oversport”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"