Hainer nuk ia përton Kahnit: Është mashtrues
Oliver Kahn nuk e ka pasur të thjeshtë shkarkimin në një mënyrë aspak të denjë te klubi, ku ai ka dhënë shpirtin në fushë e së fundmi mori status zyrtar si komponent drejtues.
Presidenti Herbert Hainer i ka përgënjeshtruar frazat e 53-vjeçarit në rrjetin social “Twitter” se si bordi i mbikëqyrjes e kishte ndalur të shkonte me ekipin në Këln:
“Nuk është aspak e vërtetë se ne e penguam Kahnin të vinte në Këln. Ai na pohoi përpara nisjes se nuk ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore si pasojë e virozës gripale. Kaq është e gjitha. S’kuptoj se nga burojnë këto fraza të pabaza nga ana e ish-kolegut tonë. Është e vërtetë që ndarja me Oliverin dhe Salihamixhiçin nuk ishte e lehtë, ama të tilla skena nuk janë servirur nga ana jonë ndaj personazheve të mësipërme”, theksonte me tone të larta kritike, Hainer.
Jan-Kristian Dresen ka marrë detyrën e shefit në kampin e rekordmenëve, ndërsa mbetet ende jo në formë zyrtare se kush do ta pasojë ballkanasin Brazo, aty ku emri i Reshkens qëndron favorit në media.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"