Hakan Çalhanoglu: S’mendova kurrë që ta braktisja Interin, me Turqinë po bëjmë diçka madhështore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2024 | 18:16

Hakan Çalhanoglu: S’mendova kurrë që ta braktisja Interin, me Turqinë po bëjmë diçka madhështore

Pavarësisht se ai nuk ishte prezent në fush ën e lojës në ndeshjen kundër Austrisë, ditën e djeshme ka dalë përpara mediave si një nga personazhet më të rëndësishëm të Turqisë. Hakan Çalhanoglu thotë se është shumë i lumtur që në sfidën e radhës do të luajë pasi vuajti shumë duke qëndruar jashtë fushës së lojës.

calhanollu

Fillimisht u thur elozhe shokëve të skuadrës që bënë gjithçka për të siguruar kualifikimin. “Dua të uroj të gjithë ekipin për atë që bëri në fushën e lojës. Ne punojmë gjithmonë në 100%. E treguam dhe e reflektuam në fushën e lojës. Jemi shumë të lumtur. Jam i bindur që edhe njerëzit tanë janë të lumtur. Të shihja njerëzit nëpër rrugë që festonin si të çmendur është diçka e jashtëzakonshme. Shpresoj që të vazhdojmë kështu”, ka thënë fillimisht mesfushori i Interit.

Ai foli për sfidën që e pret kombëtaren e tij kundër Holandës. “Mendoj se do të jetë një ditë shumë e bukur. Ne do të përgatitemi maksimalisht. Nëse do të luajmë siç duam dhe siç dimë atëherë me shumë mundësi do të marrim rezultat pozitiv. Berlini do të jetë si shtëpia jonë sepse kemi tifozët më të mirë të kampionatit Europian”, shtoi Çalhanoglu. Kundër Austrisë ishte si një hakmarrje për humbjen e turpshme që pësuan pak javë më parë me rezultatin 6-1 në Vjenë.

“Ishim të plagosur nga ajo situatë dhe të gjithë lojtarët po flisnin për këtë. E treguam në fushën e lojës. Morëm hakmarrje dhe ia dolëm më së miri. Donim patjetër ta fitonim atë ndeshje dhe jam i lumtur që ia dolëm. Unë flas gjithmonë përpara ndeshjeve. Edhe këtë herë kisha një fjalim për të karikuar skuadrën. Nuk e them se çfarë”, shtoi ai.

INTERI- Hakan Çalhanoglu ka folur për mediat gjermane dhe për mundësinë që kishte për t’u transferuar te skuadra e Bajernit të Mynihut. Ai i ka mbyllur të gjitha diskutimet. “Unë do të qëndroj tek Interi sepse jam i lumtur aty. Unë dhe familja ndihemi si në shtëpinë tonë. Fëmijët e mi shkojnë në shkollë në Milano dhe unë kam ndërtuar gjithçka aty”, ka thënë mesfushori turk. Për këtë temë edhe presidenti Bepe Marota konsumoi disa fjalë duke thënë se në zyrat e Interit nuk ka mbërritur kurrë asnjë ofertë zyrtare dhe lojtari do të qëndrojë në Milano.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"