“Hakmarrja” e Mërgjyshit, trajneri feston kualifikimin e Apolonisë ndaj Vorës: Ishim përgatitur për fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2024 | 19:56

“Hakmarrja” e Mërgjyshit, trajneri feston kualifikimin e Apolonisë ndaj Vorës: Ishim përgatitur për fitore

Trajneri i Apolonisë, Artan Mërgjyshi, nuk i ka fshehur emocionet pas kalimit në finale të “play off”- it. 

mergjyshi

“Ishte një fitore fantastike, ku djemtë tanë luajtën me zell dhe vendosmëri. Nuk u dekurajuan edhe pasi ishim në disavantazh. Presidenti u dha zemër në momentin që do të tërhiqeshim dhe pas rifillimit të lojës nuk u përmbajtën. Arritëm ta përmbysnim, sepse ekipi ishte i përgatitur moralisht dhe shpirtërisht për ta kaluar këtë tur, edhe pse na duhej vetëm fitorja.

Që në fillim e kishim përgatitur ekipin për fitore. Jam mjaft i kënaqur nga loja dhe veprimet e lojtarëve në fushë”, tha mes të tjerash trajneri i Apolonisë, Mërgjyshi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"