Haland kërcënon Interin: Fitoj tripletën dhe iki me pushime, prandaj më ka blerë Siti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2023 | 14:17

Haland kërcënon Interin: Fitoj tripletën dhe iki me pushime, prandaj më ka blerë Siti

Mançester Siti luan finalen e Ligës së Kampioneve përballë Interit në datën 10 qershor në Stamboll. Natyrisht, “qytetarët” shpresojnë në një formë të mirë të Haland që me golat e tij, lehtëson gjithçka për skuadrën.

halanddd

Ky i fundit, shprehet se dëshiron të realizojë ëndrrën për të fituar tripletën e më pas të shkojë me pushime. Ai ka vlerësuar Interin por shton se Siti e ka blerë për të fituar trofe.

“Do ishte diçka e bukur të fitoja tripletën sepse për këtë arsye më ka blerë edhe klubi. Nuk e fsheh se do të bëj gjithçka për ta arritur duke qenë se është ëndrra ime më e madhe dhe shpresoj që të bëhet realitet. Kemi dy finale me dy kundërshtarë shumë të fortë.

Vitet e fundit jeta ime ka ndryshuar shumë por nuk ankohem, përkundrazi e shijoj shumë edhe pse nuk mund të jetoj më normalisht. Jam i gjatë 1.96, bjond dhe me flokë të gjatë dhe është e pamundur që të mos vihem re kur kaloj. Megjithatë, kam kuptuar se duhet të pushoj me njerëzit e bukur që më rrethojnë, familjen që e kam të rëndësishme”, u shpreh Haland.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"