Haland “tallet” me babanë: Të paktën e kam fituar një Premier Ligë më shumë se ai
Mançester Siti fitoi titullin kampion pas humbjes së Arsenalit ndaj Notingam Forest, ndërkohë që ditën e djeshme, qytetarët kanë festuar titullin.
Rekordmeni absolut i këtij sezoni, Erlig Haland nuk i ka fshehur emocionet e triumfit pas ndeshjes. Ai ka krahasuar veten edhe me babanë e tij, duke vënë në pah faktin se Erling të paktën e ka fituar një titull të Premier Ligës, ndryshe nga Alf-Inge Haland.
“Më në fund mund të them se kam fituar një Premier Ligë më shumë se ai. Nuk është e gabuar ta kesh diçka të tillë në CV. Është një kujtim që do të mbetet gjatë në mendjen time sepse kemi luftuar shumë për këtë ditë. Nuk e kam menduar që të them diçka dhe nuk di se çfarë të flas. Dua të shijoj këtë moment. Pa shokët e skuadrës dhe pa klubin, do të ishte e pamundur”, u shpreh Haland.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"