Halili “bllokon” KF Tiranën në QKB/ Sa para fitohet nga Europa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2023 | 23:28

Halili “bllokon” KF Tiranën në QKB/ Sa para fitohet nga Europa

Aksionet e Tiranës sërish bllokohen. Pas vendimit të Tatimeve, Tiranë, për bllokuar dhe konservuar aksionet e KF Tiranës, vetëm një javë më parë ka ardhur një urdhër i dytë për bllokimin e aksioneve në QKB. Bëhet fjalë për gjyqin që KF Tirana ka humbur me kompaninë “International Trade”.

Halili Osmani Grenti

“Depozitim i urdhrit Nr. 635 Regj., datë 31.01.2023, lëshuar nga Shoqëria Përmbarimore ‘Enforcement group’ sh.p.k., ku është urdhëruar: ‘Vendosja e masës së sekuestros konservative mbi subjektin ‘Klubi i futbollit Tirana'”, shkruhet në urdhrin e publikuar nga QKB-ja. Shoqëria përmbarimore ka vepruar në emër të kompanisë “International Trade”, ku pronarë janë Alban Seferi dhe Refik Halili.

Saktësisht bëhet fjalë për gjyqin që klubi ka humbur me të ndjerin Metush Seferi, ish-presidenti i Tiranës. Gjithsesi, në kompaninë që ka fituar gjyqin, aksioner me 50 për qind të aksioneve është presidenti aktual i Tiranës, Refik Halili. Thënë shkurt, Halili garanton Halilin…

FITIMET NGA EUROPA – Një skuadër që merr pjesë në turin e parë kualifikues të Europa Konferencë Ligë dhe eliminohet në turin e parë përfiton 100 mijë euro për pjesëmarrje dhe 150 mijë euro për eliminimin nga turi i parë.

Nëse eliminohet në turin e dytë, bonusi shkon 100 mijë euro + 350 mijë euro, në turin e tretë 100 mijë + 550 mijë euro dhe braktisja e Europës në “play off”, 100 mijë + 750 mijë euro. Kualifikimi në grup vlen 2.94 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"