Hallaçi dorëzon shiritin për të qenë zv.trajner, Nexhipi drejtor: Profili që doja…
Dita e sotme solli zhvillime të mëdha te klubi i Kukësit ku përveç trajnerit Piter Pakult u prezantuan edhe drejtori sportive Nderim Nexhipi si dhe ish-kapiteni Rrahman Hallaçi, i cili tashmë do të të mbaj postin e zv.trajnerit.
Gjatë prezantimit filliisht ishte Nexhipi ai që mori fjalën duke e pranuar se emrërimi në një post kaq të rëndësishëm e ngarkon me përgjegjësi.
“Dua të falënderoj presidentin që më dha mundësinë të kthehem në Superiore. Jam te klubi kampion dhe është përgjegjësi shumë e madhe. Eshtë një profil që kam dashur më dëshirë ta bej”.
Më pas Hallaçi dorëzoi shirtin dhe mori fjalën si numri 2 i skuadrës, tashmë nga stoli drejtues.Nga ky moment kapiten i Kukësit do të jetë Ylli Shameti, ndërsa zv.kapiteni, mesfushori kosovar, Besar Musolli. “Ishte koha të nisja një drejtim të ri, është mundësi e mirë për mua”, u shpreh Hallaçi gjatë prezantimit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"