Hap i rëndësishëm në karrierë, Roko Vata prezantohet tek klubi anglez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2024 | 23:45

Hap i rëndësishëm në karrierë, Roko Vata prezantohet tek klubi anglez

Roko Vata është zyrtarisht lojtar i Uotfordit. Djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare Rudi Vata,është prezantuar nga klubi ku do të qëndrojë për 4 sezone.

WhatsApp Image 2024-07-05 at 16.30.10 (1)

Vata, i cili përfaqëson Irlandën në arenën ndërkombëtare, ka arritur të debutojë në sezonin e kaluar edhe me ekipin e parë të Sëlltik. Por mundësia për të luajtur më shumë te Uotford si dhe për t’u provuar në një futboll më cilësor si ai anglez, e ka shtyrë të ndërmarrë këtë hap të rëndësishëm për karrierën e tij.

Vlen të theksohet fakti se në prezantimin e Rokos, në krah të futbollistit ka qenë edhe menaxheri shqiptar Mario Cenolli së bashku me babain e futbollistit Rudi Vata.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"